Më vijë të kuqe, paralajmërim për motin e keq në Adriatik dhe Jon

Prishtinë | 02 Jan 2019 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se nga dita e mërkurë deti Adriatik dhe Jon do të përfshihet nga një mot i keq, me erëra të forta dhe temperatura nën zero.
“Ju njoftojmë se duke filluar nga dita e mërkurë 2 Janar 2019, deti Adriatik dhe Jon do të përfshihen nga Ere e fortë dhe temperatura nën zero, kjo situate do të vazhdojë për disa dite!

Ju lutemi gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari lundrimore të kenë kujdes dhe të marrin gjithë masat e duhura për të parandaluar incidente të mundshme që mund të vijnë si pasojë e motit të keq!”, thuhet në njoftim.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme