BE mbështet Shqipërinë në luftën kundër trafikimit përmes Adriatikut

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i është bashkuar sot skuadrës së Guardia di Finanza, gjatë aktiviteteve të përditshme në luftën kundër trafikimit të paligjshëm në detin Adriatik.

Ambasadori i BE-së Soreca, thekson se projekti SANCAS i BE, mbështet aktivitetet e mbikëqyrjes në Shqipëri edhe këtë vit.

“Kënaqësi t’i bashkohesha skuadrës së Guardia di Finanza gjatë aktiviteteve të tyre të përditshme në luftën kundër trafikimit të paligjshëm në Detin Adriatik, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme. Projekti SANCAS i Bashkimit Evropian mbështet aktivitetet e mbikëqyrjes në Shqipëri edhe këtë vit. Në pritje të raportit në fund të vitit 2019”, shprehet Soreca.

Të ngjashme