“Me Xhulin nuk do te jem kurrë mike”, Dafina Dauti flet pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova

Prishtinë | 18 Shk 2023 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Dauti ishte e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Kosova.

Ajo la në gjysmë rrugëtimin e saj vetëm paj javë pasi iu bashkua banorëve për garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Dafina pati jo pak debate gjatë kohës sa ishte pjesë e shtëpisë së famshme, më të shumta me banoren tjetër, Xhuli Nura.

Të dyja kishin disa diskutime të forta me njëra-tjetrën dhe kjo duket se do të ndikoj në raportin e tyre edhe jashtë shtëpisë.

Pas eliminimit, Dafina ka deklaruar se me Xhulin nuk do të jetë mike asnjëherë, megjithatë do të donte të vërtetonte nëse edhe jashtë BBVK ajo është e tillë apo të gjithën e bën për lojë.

“Shumica e njerëzve që isha me ta ishin shumë të mirë që kalova shumë mirë dhe nuk e ndërroj me asgjë këtë eksperiencë, përveç dy ose tre më shkurt vetëm me njërin prej tyre, shyqyr që nuk kam në shtëpi një asi personi, e para nuk dua të kem vazhdimisht gënjeshtra sepse edhe gënjeshtra duhet me e ditë pse e përdorë nëse ke ndonjë vështirësi dhe jo të devijohet muhabeti çdo sekond unë nuk duroj persona të tillë, as një milion euro nuk do te veproja ashtu, me Xhulin nuk do të bëhem asnjëherë mikeshë, karakteri im nuk e duron”, u shpreh Dafina.

Të ngjashme