Medalja e Loriana Kukës me rëndësi të veçantë për Driton Kukën

Prishtinë | 04 Nën 2018 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Xhudistja Loriana Kuka sot ka rrëmbyer medaljen e artë në Evropianin U23 në Hungari, e kjo medalje është shumë e veçantë për trajnerin e saj, Driton Kuka.

Loriana Kuka, që është mbesa e Driton Kukës, sot ka gëzuar jashtëzakonisht shumë familjen Kuka, e cila ka krijuar disa gjenerata të xhudistëve.

Përmes një postimi në Facebook Driton Kuka ka treguar për rëndësinë që ka për familjen Kuka suksesi i 21 vjeçare sot në Evropian.

“E veçantë kjo medalje për mua, për familjen Kuka, për vëllanë tim Sylën – që e kam pas trajner dhe udhërrëfyes në jetë”, ka shkruar Driton Kuka.

Ai ka kujtuar edhe njëherë faktin se Loriana Kuka kishte lënë Zvicrën për ta përfaqësuar Kosovën, dhe sot ka rrëmbyer medaljen e parë Evropiane nga familja Kuka.

“Erdhi para dy vitesh dhe u vendos në Pejë për të rritur performancën por edhe për ta përfaqësuar vendin e familjes së saj. Medalja e parë nga një Kampionat Evropian për dikë nga familja jonë. Shumë i lumtur për këtë medalje”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme