Kryeministri Ramush Haradinaj ka nderuar me “Medaljen e Skënderbeut”, Halit Konushevcin, babanë e heroit të kombit, Ilir Konushevci.
Ky nderim u bë në 20-vjetorin e rënies së Ilir Konushevcit.
“Bacën Halit, e nderova me ‘Medaljen e Skënderbeut’ në kujtim të djalit të tij, të djalit të Kosovës Ilir Konushevci në 20 vjetorin e rënies. Iliri është me ne sepse jetësoi lirinë tonë”, ka shkruar Haradinaj në një publikim të bërë në rrjetin social Facebook.
Ilir Konushevci ishte njëri ndër themeluesit e UÇK-së dhe bashkëluftëtar i Zahir Pajazit dhe Hakif Zejnullahut.
Ai ishte vrarë në një pritë më 9 maj 1998, së bashku me mjekun nga Tropoja, Hazir Mala.