Mediat në gjuhën gjermane kanw raportuar për protestat dhe trazirat në Beograd.
Bien në sy titujt: “Kundër mashtrimit të pretenduar zgjedhor: Përpjekje për të hyrë në Kuvendin e Qytetit të Beogradit gjatë demonstratave” (ZDF), “Policia serbe arreston 38 demonstrues” (Spiegel) ose “Shumë të plagosur në protestat kundër zgjedhjeve parlamentare” (Zeit). Süddeutsche Zeitungsjell edhe një lajm të shkurtër nga Beogradi ku thuhet se “Partia Progresive Serbe (SNS) e presidentit Aleksandar Vuçiq fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe lokale në shumë qytete, përfshirë Beogradin, por në Beograd suksesi i partisë së Presidentit ishte i vogël”. Sipas opozitës dhe analizave të studiuesve të zgjedhjeve, ajo fitore e ngushtë u arrit me mashtrime masive”.
Sipas një gazete gjermane, politikanët e opozitës donin të hynin në Kuvendin e Qytetit të Beogradit të dielën, por policia i pengoi ta bënin këtë.
Süddeutsche Zeitung raporton se “provokatorët e dyshuar hodhën gurë mbi ndërtesën dhe policinë”, dhe se “policia përdori gaz lotsjellës kundër demonstruesve”. Gjithashtu thuhet se sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë arrestuar 38 demonstrues dhe janë lënduar 8 policë.
“Zhgënjim me Perëndimin”
Edhe Frankfurter Allgemeine Zeitung raporton për protestat, duke theksuar se “pas trazirave në Beograd, Vuçiq refuzon të dorëzohet dhe falënderon Moskën”. Gazeta raporton se “trazira të rënda shpërthyen në Beograd në lidhje me akuzat për mashtrim zgjedhor”.
Raportohet se pjesëmarrësit e tubimit u përpoqën të hyjnë në Kuvendin e Qytetit të Beogradit të dielën në mbrëmje, se ata u ngjitën në ndërtesë, hodhën gurë dhe thyen xhamat, dhe se më vonë policia më në fund i zmbrapsi demonstruesit.
“Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video që ka shkaktuar akuza për dhunë policore. Në të shihen policët duke goditur protestuesit me shkopinj”, shkruan gazeta gjermane.
Raportohet gjithashtu se “shumë mijëra njerëz” protestuan kundër presidentit Vuçiq dhe SNS në pushtet të hënën dhe të martën. Demonstruesit u mblodhën në qendër të qytetit të martën mbrëma dhe brohoritën për lirimin e të arrestuarve”.
Nga ana tjetër, siç thuhet, “përfaqësuesit e qeverisë akuzojnë protestuesit për tentativë për grusht shteti”. Presidenti Vuçiq vlerësoi se ishte një ‘marrje me forcë e institucioneve shtetërore’ e planifikuar jashtë vendit. Kryeministrja Ana Brnabiq tha se planet e protestës ishin të njohura paraprakisht. Në të njëjtën kohë, ajo falënderoi autoritetet ruse të sigurisë për transferimin e informacionit përkatës. Presidenti Vuçiq u takua me ambasadorin rus të hënën dhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e uroi Vuçiqin për fitoren e tij menjëherë pas zgjedhjeve.
Nisur nga afërsia, siç shkruan gazeta gjermane, “demonstruesit e krahasuan Vuçiqin me presidentin rus Putin”, ndërsa opozita në të njëjtën kohë “shprehte zhgënjimin me Perëndimin”.