Media serbe demanton Daçiqin: Kosova nuk largohet nga negociatat e Brukselit

Prishtinë | 10 Mar 2018 | 12:58 | Nga

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq deklaroi një të pavërtetë duke argumentuar se Kosova ka vendosur ta braktisë dialogun e Brukselit, kanë thënë burime joformale pranë qeverisë në Prishtinë për Danasin.

Ata kanë komentuar deklaratën e djeshme të Daçiqit që e quajtën deklaratë të rreme pasi tha se “qeveria ka marrë vendim që Kosova të mos e zbatojë marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, andaj dialogu do të kthehet në pikën zero”, transmeton lajmi.net.

Sipas bashkëbiseduesve tanë, shkruan Danas “qeveria e Kosovës përsërit se asnjë zyrtar i Prishtinës nuk ka mandat të marrë vendime jashtë kornizës kushtetuese”.

“Ky është një fakt që të dy Brukseli dhe Uashingtoni janë dakord. Korniza e vetme për themelimin e Asociacionit të Komunave është korniza kushtetuese e Kosovës. Marrëveshja e Brukselit vetë tregon qartë se arbitri i vetëm ligjor i marrëveshjes është Gjykata Kushtetuese e Kosovës”, thotë burimi për medien serbe.

Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, njoftoi dje se marrëveshja për themelimin e AKS-së “duhet të zbatohen pa vonesë” dhe njoftoi një raund të ri të dialogut teknik në mes të Beogradit dhe Prishtinës, i cili do të mbahet nga 19 deri më 21 mars.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme