Media serbe: Turqia nuk qëndron më pas Kosovës

Prishtinë | 07 Pri 2018 | 14:08 | Nga

Analisti politik nga Serbia, Branko Radun, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Kosovë rreth dëbimit të gjashtë “gylenistësve”, ka thënë se Turqia nuk qëndron më pas Kosovës.

Ai ka shtuar se sikur këmbimi tregtar ndërmjet Beogradit e Prishtinës të shtohej në 1 miliard euro, shqiptarët menjëherë do të shikonin ndryshe Serbinë, transmeton Koha.net.

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq nga 10 deri më 20 prilli e presin bisedimet më të vështira për të ardhemen e Kosovës dhe ai nuk pret lajme të mira për Serbinë, shkruan portali “kurir”.

Se ç’lajme mund të jenë dhe cila është zgjidhja më e afërt për Kosovën për këtë portal serb, flasin analisti politik Branko Radun dhe gazetari Milovan Jovanoviq, transmeton Koha.net.

Jovanoviq: A kemi kapitulluar me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës apo Millosheviqi e ka mundur NATO-n? Vuçiq ka shpëtuar atë që ka mundur të shpëtohej! Është diçka tjetër që shqiptarët nuk kanë respektuar anën e vet të marrëveshjes.

Radun: Nga ne po kërkojnë ta tolerojmë hyrjen e Kosovës në OKB,e kjo do të thotë njohje. Në Rambouillet Serbia ia ka pranuar të gjitha. Kemi pranuar të gjitha pos kërkesës për referendumin për pavarësi të Kosovës që erdhi më vonë. Nuk na lejuan t’i përdorim mekanizmat nga rezoluta 1244. Mendoj se shqiptarët e kanë pasur dritën jeshile nga amerikanët që të mos e respektojnë detyrimin për formimin e AKS-ë. Narko-kartela shqiptare punon me shërbimet sekrete perëndimore. Konflikti i ngrirë është zgjidhje e keqe, por nuk shoh zgjidhje më të mirë.

Jovanoviq: Të gjithë duhet të jenë pas përpjekjes së presidentit Vuçiq që të arrihet zgjidhje kompromisi me shqiptarët e Kosovës, boshnjakët dhe kroatët. Mogherini, Juncker, Tusk, McAlister nuk vendosin për asgjë. Më nuk pyete as Angela Merkel, pyetet Washingtoni.

Radun: Çështja e Kosovës për çdo Qeveri është e test dhe përvojë shumë e vështirë. Njohje formale e Kosovës nuk është në tryezë, por është hyrja e Kosovës në KB. Amerikanët gjatë 25 vjetëve të fundit kanë investuar shumë për pavarësinë e Kosovës.

Jovanoviq: Me siguri do të ketë përpjekje për negociata që Kosova të marrë statusin e vëzhguesit në KB sikur Palestina. Pas arrestimit të Gjuriqit, Serbia ka vepruar me mençuri, ne kemi ardhur të bisedojmë e ju po na keqtrajtoni. Më e rëndësishmja është përpjekja që me amerikanët të bëhen përpjekje që të arrihet kompromisi.

Jovanoviq: Vuçiq nuk e ka humbur Kosovën

Radun: Opinionin ynë e di se nuk mund ta kthejmë Kosovën, porse ai është kundër njohjes e dhe njohjes së tërthortë. Këtu Vuçiq është i limituar .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme