Mediat amerikane: Aeroplani ukrainas ku vdiqen 176 persona u rrëzua nga një raketë Iraniane

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Mediat amerikane raportojnë se Irani të mërkurën e ka rrëzuar aeroplanin ukrainas me ç’rast vdiqën 176 persona që ishin në bord.

Zyrtarët amerikanë thanë se aeroplani Boering 737-800, u godit nga një raketë.

Ukraina pati paralajmëruar se është duke zhvilluar një hetim për një sulm të mundshëm ndaj aeroplanit që u rrëzua afër Teheranit, pak orë pasi që u kryen sulme në bazën ajrore ku ishin të stacionuar forcat amerikane.

CBS News citon burime të inteligjencës amerikane të cilat bëjnë të ditur se një satelit disa goditje infra të kuqe të shpërtimit të raketave.

Por, Newsweek ka cituar një zyrtar të lartë të interligjencës amerikane dhe irakiene, duke thënë se ata besojnë se avioni nga Ukraina është goditur nga një raketë ruse e quajtur “Tor”.

Presidenti amerikan Donald Trump të enjten tha se ka dyshimet e tij mbi aeroplanin.

“Dikush mund të ketë bërë një gabim,” tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme