Mediat e Sanxhakut: Beogradi po harron që Kosova s’është Bosnje që të luajë me të

Prishtinë | 15 Jan 2017 | 09:52 | Nga

Kosova për herë të dytë ia uli rampën Serbisë. Herën e parë kur në fillim të këtij muaji ia ndaloj hyrjen në Kosovë presidentit serb, Tomisllav Nikolliqit, për festat e Krishtlindjes ortodokse, shkruajnë mediat boshnjake.

“Sot rampa u ul sërish, kur u ndalua hyrja e trenit me mesazhe nacionaliste, me të cilin Serbia donte të provokonte konflikt në Kosovës”, shkruan sandzakhaber.net

“Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, në këtë provokim ka reaguar si duhet: urdhëroi Policinë që me çdo kusht ta ndalojë hyrjen e trenit në Kosovë. Natyrisht, ky reagim ka shokuar Beogradin. Ishte interesante të shohësh kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, se si i ankohet Rusisë për sjelljet e Kosovës. Beogradi po harron se Thaçi nuk është politikan boshnjak e as Kosova Bosnje që të bëjë çfarë të dojë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme