Superylli francez, Paul Pogba është nervozuar së tepërmi pas golit të Portugalisë ndaj Francës. Pas takimit ai ka shkëmbyer fjalë të ashpra me dy shokë të tij në dhomat e zhveshjes, raportojnë mediat franceze.
Mediat franceze shkruajnë se ai kritikoi ashpër dy shokët e skuadrës Moussa Sissoko dhe Blaise Matuidi, për dështimin e tyre për ta ndalur goditjen e Eder, e cila rezultoi vendimtare.
Pogba është vënë në qendër të kritikave të spacialistëve pasi gjatë finales nuk tregoi asgjë nga potenciali i tij duke u vlerësuar me një notë të ulët.