Ismet Hajdari është doktor i shkencave politike dhe korrespondent shumëvjeçar nga Kosova i mediave prestigjioze botërore.
Në fokusin e tij akademik dhe analitik së fundi gjenden integrimet evropiane dhe liria e shtypit.
Hajdari është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Gjuha standarde letrare është apo nuk është gjuhë e kosovarëve, shpesh e pyes veten. I shikoj lajmet, lexoj dhe shkruaj në këtë gjuhë. Por nuk e përdori në bisedat private, në shtëpi apo në rrugë, pra në komunikim dhe këmbim “të gjallë” me botën.
Së shpejti do të bëhet gjysma e shekullit nga proklamimi i gjuhës standarde si dominuese, por përdorimi i saj në Kosovë ende ushtrohet vetëm në forma të limituara akademike, mediale e tekstuale.