Mediat greke: ShBA-të dhe BE-ja po e mbështesin Ramën

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Çështja e arrestimit të Fredi Belerit po vazdhon të prodhoj diskutime të tensionuara midis kryeministrit së Shqipërisë Edi Rama dhe homologut grek Kyriakos Mitsotakis në margjinat e Samitit të fundit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.

“Akujt” në raportin Tiranë-Athinë duken të vështirë për t’u thyer, teksa Mitsotakis i meshon vetos greke për negociatat dhe Rama bën “be” mbi drejtësinë e pavarur, të cilës nuk mund t’i imponohet askush, raporton A2 CNN duke përmendur gazetën greke “Kathimerini”.

Në këto kushte, duket se ka një shqetësim në opinionin grek për faktin se ndryshe nga herët e tjera Perëndimi, pra aksi BE-SHBA mbështet kryeministrin shqiptar duke kërkuar t’i japin një zgjidhje krizës.

Këtë më së miri e ka shprehur gazeta greke “Kathimerini” në një koment të zgjeruar mbi çështjen Beleri, ku analizon veton e Greqisë ndaj Shqipërisë dhe rolin e kryeministrit Edi Rama.

Në artikull nënvizohet se Bashkimi Evropian nuk është me Greqinë në çështjen Beleri, e në veçanti kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili e ka shprehur hapur qëndrimin e tij, se betimi i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës dhe hetimi për të është çështje e drejtësisë.

“Kathimerini” rreket t’ia atribuojë influencës së Ramës dhe bllokadës së tij ndaj islamizmit të Erdogan (edhe pse e ka mik Presidentin turk), mbështetjen e europianëve për shefin e qeverisë së Shqipërisë.

Të ngjashme