Pas shtyrjes së vendimit të Gjykatës së Apelit në qytetin francez për Ramush Haradinajn, Serbia thotë se do të dërgojë sërish prova të reja kundër tij
“Blici” i Beogradit, por edhe media serbe “Tanjug” thonë se provat e reja do të jenë dëshmitë e punonjësve të policisë, që sipas tyre, ata u varrosën të gjallë. Gjithashtu ky medium serb, thotë se kanë dëshmi kundër Haradinajt përfshirë “dhunimin e grave dhe vrasjen e tyre”.
Gjykata e Apelit në Francë ka shtyrë për 6 prill vendimin për Ramush Haradinajn.
Lideri i AAK-së është arrestuar më 4 janar në aeroportin e Bazelit, në zonën franceze të Mulhouse, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2005.