Këngëtarja Elvana Gjata vijon të jetë në kërkim nga policia shqiptare për ngjarjen e 4 tetorit, ku një person mbeti i pa shenja jete dhe dy të tjerë të plagosur, ndërkohë që arsyet e konfliktit nuk janë zbardhur ende nga autoritetet.
Mediat në Shqipëri raportojnë se Elvana ndodhet në Gjermani, shtet ku prej vitesh jeton motra e saj më e madhe, Migena Gjata.
Por ndërkohë që Elvana mbetet në kërkim, “Panorama” raporton se Migena ka vendosur të rikthehet në Tiranë për një ngjarje të rëndësishme.
Ajo është këngëtare e muzikës operistike dhe për këtë arsye do të jetë në kryeqytetin shqiptar ku do të zhvillojë një koncert në Pallatin e Kongreseve. Ky është koncerti i dytë që Migena Gjata zhvillon në Tiranë brenda një viti.
Historia ku është përfshirë e motra nuk ka ndikuar te Migena për të ndryshuar agjendën e saj.
Ndërsa Elvana do të vijojë të mbetet në kërkim për të dhënë dëshminë e saj për ngjarjen tragjike ku është përfshirë i fejuari i saj, Ervin Mata.