Mediat serbe: Merkel kërkon një zgjidhje për Kosovën, para se “të shkojë në pension politik”

Prishtinë | 15 Nën 2018 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Kancelarja gjermane Angela Merkel dëshiron që para se të “shkojë në pension politik”, domethënë deri në fund të mandatit të saj, i cili përfundon deri në vitin 2021, Prishtina dhe Beogradi të arrijnë një marrëveshje për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve.

Në këtë drejtim, sipas mediumit serb Danas, duke u thirrur në burime të veta nga Berlini, ajo do të vazhdojë me “të gjitha forcat” të angazhohet për arritjen e një zgjidhje për Kosovën në muajt e ardhshëm.

“Normale që çdo politikan dëshiron për vete një monument, kështu që edhe Merkel dëshironte që në biografinë e karrierës së saj të ketë edhe ‘një kontribut të madh’ për të zgjidhur çështjen e Kosovës”.

Megjithatë, duke u thirrur në të njëjtat burime, ky medium shkruan se Merkel nuk do të ndryshojë qëndrimin se “nuk ka lëvizje të kufijve në Ballkanin Perëndimor”, përcjell Telegrafi.

“Kancelarja gjermane është shumë e interesuar të vazhdojnë bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës. Duke pasur parasysh interesin mjaft të vakët të aktorëve të tjerë të Europës Perëndimore, Merkel beson se Gjermania ka një përgjegjësi të qartë për të bërë përpjekje për të arritur një zgjidhje për Kosovën. Angazhimi i Angela Merkel është i motivuar edhe nga fakti se ajo ende beson në të dhe mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian, si mjeti më efektiv për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Nga ajo është e qartë se as Serbia e as Kosova nuk do të jenë në gjendje për t’u bërë anëtarë të BE-së deri sa të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”, ka shpjeguar diplomati.

Danas kujton se Angela Merkel në shënimin e njëqindvjetorit të Luftës së Parë Botërore në Paris veçmas është takuar me presidentin serb dhe atë kosovar, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme