Mediat serbe: Në Çeki po iniciohet një peticion për tërheqjen e njohjes për Kosovën

Prishtinë | 11 Shk 2018 | 10:16 | Nga

Në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës do të organizohet një protestë në kryeqytetin e Republikës Çeke, ku do të protestohet kundër shtetit të Kosovës dhe shpalljes së pavarësisë, shkruan gazeta serbe Blic, njofton Klan Kosova.

Në Pragë gjithashtu do të fillojë nënshkrimi i një peticioni për tërheqjen e njohjes për Kosovën nga Republika e Çekisë, shkruan Novosti.

Peticioni me nënshkrimet e mbledhura pritet t’i dorëzohet parlamentit çek dhe qeverisë.

Këtë nismë po e mbështet, shkruan Novosti, ish-diplomati çek, Jan Kavan.

“Shpresojmë që kërkesës sonë do t’i bashkohet edhe presidenti Milosh Zeman”, kanë thënë organizatorët e protestës dhe peticionit.

“Njohja e shtetit të vetëshpallur të shqiptarëve të Kosovës ishte një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare nga ana e qeverisë çeke”, thonë ata.

Të ngjashme