Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ku Kryeparlamentar u rizgjodh bartësi i listës së koalicionit PAN, Kadri Veseli, mediat zvicërane kanë komentuar tashmë dhe gjithë rrjedhojën e procesit të formimit të Qeverisë.
Saktësisht në një artikull të publikuar zviceranja NZZ, thuhet se ”Kosova mbetet në duart e komandantëve të UÇK-së”, duke iu referuar Veselit, Haradinajt e Limajt, transmeton Klan Kosova.
Tutje në artikull thuhet se koalicioni i jashtëzakonshëm mes ish –ushtarëve të UÇK-së dhe miiliarderit shqiptaro-zvicëran Behgjet Pacollit nxjerr jashtë krize shtetin e Kosovës. Megjithatë aty nuk përjashtohet mundësia që partia minoritare serbe e cila është po ashtu pjesë e koalicionit të madh, të sjell befasi nga Beogradi për të bllokuar procesin e zgjedhjes së të mandatuarit për Kryeministër vendi Ramush Haradinajt.
Zviceranja NZZ po ashtu thotë se pas tre muajsh përpjekje Kosova tashmë ka një shumicë qeveritare por që sipas tyre bashkëpunimi duket aventurier pasi është koalicion mes ish-ushtarëve të UÇK-së nën udhëheqjen e Ramush Haradinaj lidhur me Behgjet Pacollin, transmeton Klan Kosova.
Sot nga ora 16:00, pritet të bëhet dhe formimi i Qeverisë së Kosovës me Kryeministër Ramush Haradinaj.