Edhe zyrtarisht shteti i Kosovës ka vendosur të hënën marrëdhënie diplomatike me shtetin e Izraelit, kur përmes internetit ministrat e jashtëm të të dyja shteteve firmosën bashkëpunimin.
Zhvillimet nuk kaluan pa u komentuar edhe nga mediat në shtetin izraelit, njofton Klan Kosova.
Gazeta “Haaretz”, vuri theksin tek pajtimi i shteteve për hapjen e ambasadës kosovare në Jerusalem.
Ndërsa mediumi “Makorrishan”, ka raportuar se bashkëpunimi mes dy shteteve do të përfshijë gjithashtu njohjen e Hezbollahut si një organizatë terroriste dhe një angazhim për të përkujtuar Holokaustin.
Si ditë historike, të hënën e ka quajtur edhe ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.