Kryetarja e trupit gjykues, Tonka Berishaj, në fillim të seancës ndaj katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka urdhëruar largimin e medieve nga salla, raporton Ekonomia Online.
Trupi gjykues ka marrë vendim që kamerat dhe fotoreporterët të largohen nga salla. Janë lejuar që të jenë të pranishëm vetëm gazetarët.
“I lus kamerat që të largohen nga sallat të gjithë të tjerët mund të rrinë në sallë mund të marrin shënime mirëpo incizimi dhe fotografimi nuk është i lejueshëm”, tha Berishaj.