Mediet rumune spekulojnë se Rrahmani refuzoi të fliste pas ndeshjes, Rapidi i Bukureshtit i demanton

Prishtinë | 18 Sht 2023 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Rapidi i Bukureshtit ka dalë me një sqarim, pasi mediat rumune spekuluan se Albion Rrahmani refuzoi të fliste për mediat pas përfundimit të ndeshjes së djeshme.

Rapidi thotë se mungesa e Rrahmanit nuk ka të bëjë me rastin e kombëtares së Kosovës, siç kanë shkruar mediat rumune.

“Prandaj duam të konstatojmë se mungesa e Rrahmanit nuk ka të bëjë me incidentet e ndodhura në ndeshjen e kombëtares me përfaqësuesen e Kosovës, siç spekuluan disa nga mediat sportive”, thuhet në reagim.

“Ai nuk u paraqit për shkak të disa problemeve mjekësore, me të cilat u përball gjatë javës së fundit. Albion kishte një infeksion, i cili kërkonte operacion”.

“Me kërkesë të përfaqësuesve të klubit tonë dhe me pëlqimin e bartësve të të drejtave televizive, Rrahmani në intervista u zëvendësua nga një tjetër lojtar”.

Të ngjashme