Mediet s’u lejuan të marrin pamje brenda vendvotimeve në veri, sqarohet Radoniqi

Mitrovicë e veriut | 23 Pri 2023 | 10:38 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, tha se nuk ka urdhër që mediet të mos lejohen të marrin pamje brenda vendvotimeve, raporton Ekonomia Onlien.

Radoniqi tha se medita janë të lira që të marrin pamje në qendrat e vend votimit, por që më herët ka ndodhur një keqkuptim.

Ai tha se situata e sigurisë është në nivel dhe se përdorimi i kontejnerëve për të votuar ka qenë një zgjidhje më e përshtatshme për situatën e cila është krijuar.

“Nga ky vend votim deri tani ka ë dal 60 persona. Të jemi të qartë nuk ka urdhër për mos me i lejuar mediet. Mediat janë të lira të marrin filmime nga qendrat dhe kontejnerët, ka qenë një kofuzion me doracakun çdo gjë është e qartë tani më. Nuk kemi dhënë ne urdhër, jo jo nuk ka urdhër për mi largu mediat ndoshta ka një keqkuptim”.

“Me sa e pashë edhe sa kam informacione siguria është në nivel, edhe ju vetë e shihni situatën. Kontejnerët kanë qenë një zgjidhje më e përshtatshme duke pasur parasysh rrethanat si janë krijuar, nuk besoj që përdorimi i kontejnerëve do të jetë pengës në votim. Qytetarët janë të lirë kanë qasje në qendra të vend votimit, është një mundësi që KQZ ju mundëson qytetarëve që të votojnë përmes këtyre kontejnerëve”, tha ai.

Gjatë ditës mediet nuk janë lejuar të marrin pamje brenda pikave të votimit. Gazetarët janë penguar nga anëtarët e KKZ-së.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme