Gjermania, e cila duhej të ishte në krye të përpjekjeve për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, duket se po heziton.
Sipas të përditshmes britanike, Express, e njohur për qëndrimet e saj të ashpra ndaj BE, Gjermania dhe disa vende të tjera hezitojnë që të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Gjermania ndodhet në mes të një krize të rëndë politike.
Ndarjet mes BE u zbuluan gjatë një takimi në Bullgari javën e kaluar.
Por ndërsa Gjermania po heziton, Hungaria është për anëtarësimin e shpejtë, madje thotë se viti 2025 është vonë.