Mediumi izraelit “Israel Hayom” ka raportuar sot se Kosova do ta hapë ambasadën e saj në Jerusalem të hënën.
Ky medium i Izraelit shkruan se diplomatë të lartë të të dy vendeve do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së ambasadës që do të mbahet në qendër të Jerusalemit të hënën, transmeton Gazeta Express.
Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike më 1 shkur të këtij viti në një ceremoni virtuale.
Kosova në anën tjetër është zotuar që ambasadën e saj do ta hapë në Jerusalem përkundër kundërshtimeve nga ana e Bashkimit Evropian dhe Turqisë së Erdoganit.
Izraeli është bërë shteti i 117 që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.