Mediumi kroat: Shoferi i autobusit tha se diçka e pengoi gjatë vozitjes në momentin e aksidentit tragjik

Prishtinë | 30 Kor 2021 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Gjykatësi hetues i Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod, të martën në mëngjes i vendosi një muaj paraburgim shoferit të autobusit të Deva Tours, D. L, i dyshuar për shkaktimin e aksidentit tragjik, gjatë mëngjesit të së dielës, ku 10 persona mbetën të vdekur.


Rasti u mor nga Prokuroria e Shtetit të Qarkut Slavonski Brod, e cila propozoi që shoferit t’i caktohet një muaj paraburgim për shkak të rrezikut të arratisjes.

Megjithëse kishte kishte raportime se shoferi  pranoi në një moment se e kishte zënë gjumi në timon, mediumi kroat Jutarnji.hr shkruan se në deklaratën e parë të dhënë në polici, shoferi 52 vjeçar nuk ishte thënë në asnjë moment se kishte fjetur në timon, por se diçka e kishte penguar gjatë vozitjes, duke bërë që të dalë nga rruga.

Shoferi u mbrojt në heshtje në marrjen e parë në pyetje nga policia dhe më vonë para Prokurorisë së Shtetit.

Ai aktualisht po vuan paraburgimin në burgun e Pozhegës në Kroaci.


Të ngjashme