Medvedev: Hyrja e Gjeorgjisë në NATO mund të shkaktojë konflikt të tmerrshëm

Prishtinë | 06 Gus 2018 | 12:54 | Nga

Kryeministri i Rusisë Dmnitrij Medvedev ka thënë se hyrja e Gjeorgjisë në NATO mund të shkaktojë konflikt të tmerrshëm, transmeton Koha.net.

Ai në një intervistë për radion ruse Komersant, ka shtuar se konflikti i armatosur i Gjeorgjisë dhe i Osetisë Jugore në vitin 2008 ka mundur të evitohej pa treguar se këtë konflikt e kishte nxitur dhe përkrahur Moska zyrtare.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg kohë më parë ka përsëritur se NATO ka ndërmend ta anëtarësojë Gjeorgjinë në radhët e aleancës.

Kryetari rus Vladimir Putin ka theksuar se Moska do ta përcjellë zgjerimin e NATO-s përfshirë edhe anëtarësimin Gjeorgjisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme