Medvedev kërcënon të dërgojë armë në Phenian nëse Koreja e Jugut e armatos Kievin

Prishtinë | 19 Pri 2023 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, ka kërcënuar Korenë e Jugut pas lajmit se Seuli mund të ndryshojë qëndrimin e tij për dërgimin e armëve në Ukrainë.

“Ka të rinj të gatshëm të ndihmojnë armiqtë tanë. Presidenti i Koresë së Jugut Yun Sok-yeol tha se, në parim, shteti është i gatshëm të furnizojë me armë regjimin e Kievit. Deri kohët e fundit, koreano-jugorët siguruan se mundësia e furnizimit me armë vdekjeprurëse në Kiev ishte plotësisht e përjashtuar”, shkroi në Telegram ish-presidenti dhe aleat afatgjatë i Vladimir Putin, shkruan Skynews.

Me sa duket duke lënë të kuptohet se Moska mund t’i dërgojë armë Koresë së Veriut si hakmarrje, ai shtoi: “Pyes veten se çfarë do të thonë banorët e këtij vendi kur të shohin modelet më të fundit të armëve ruse nga fqinjët e tyre më të afërt – partnerët tanë nga DPRK? Si quhet ” Kompensim…’”.

Të ngjashme