Prince Harry dhe Meghan Markle kanë punësuar dadon e tretë për të voglin e tyre Archie, pasi pas shtatë javësh kujdes dy dado e ndërprenë punën për çiftin mbretëror, sipas shumë raporteve.
Vëzhguesit e familjes mbretërore thanë se edhe ky rast – në vazhdën e rasteve të tjerë kur stafi u ndryshua për shkak të Dukeshës së Suxxes – është shenjë që Meghan është e vështirë për të punuar me të.
“Harry dhe Meghan” punësojnë një dado për herë të tretë në gjashtë javë për Archie”, shkroi një përdorues i Twitter.
“Epo, nuk keni nevojë të jeni një shkencëtar bërthamor për të kuptuar se ajo është e vështirë. #MeghanMarkle”.
Një tjetër shkroi: “Ndoshta dy dadot e para nuk thanë mjaftueshëm gjëra të dashura për taksapaguesit që rinovuan vilën e tyre”, duke iu referuar rinovimeve që kanë bërë në vilën në Frogmore, e që kushtoi rreth 3 milionë dollarë.