Meghan Markle surprizoi me daljen e saj në British Fashion Awards.
Dukesha u shfaq në eventin e madh të modës e veshur me një fustan të zi që i zbulonte njërin krah.
Por ajo çfarë ra në sy ishte ngjyra e saj e thonjve.
Meghan kishte lyer thonjtë me ngjyrë të zezë, që konsiderohet si ‘vulgare’ në familjen mbretërore duke thyer rregullat.
Por Dukesha e Sussex është e njohur për zgjedhjet e saj që thyejnë gjithmonë protokollin mbretëror.
Meghan u shfaq në Fashon Awards për t’i dorëzuar çmimin stilistes së fustanit të saj të dasmës Clare Waight Keller, që u kurorëzua “Stilistja britanike e vitit”.