Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.
Mirëpo, sado aktive në rrjete sociale, ajo është siguruar që ta ruajë jetën e saj private gjithmonë dhe ta mbajë larg syve të publikut.
Tash e një kohë po përflitet për një romancë mes saj dhe Endri Çekiçi. Së fundmi Megi ka postuar në Instastory fotografi me dy gota çaj dhe shkruan një frazë që nxit spekulime se është për futbollistin: “Pleqërojmë bashkë”, shkruan ajo.
Teksa kishte bërë një pauzë të shkurtër nga llogaria e saj në Instagram, para pak kohësh ajo ndau disa imazhe duke darkuar në një restorant. Deri këtu nuk ka asgjë, por një postim në profilin e futbollistit të kombëtares së Shqipërisë, ku shfaqej në po të njëjtin vend ngriti mjaft dyshimet se mund të ketë një lidhje mes tyre.
Më pas, dyshja u shfaqën duke pushuar në të njëjtin vend dhe kjo duket se deri diku i forcoi spekulimet. E në një nga Instastoryt më të fundit të Megit, disa fjalë sikur pohuan se bukuroshja është e dashuruar, por pak më vonë ajo sqaroi fjalë e saj duke treguar se e gjitha ishte një lojë fjalësh. /Top Channel/