Mehaj: Kemi filluar fazën përgatitore për Marrëveshjen e Përgjithshme të Sigurisë së Informacionit ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës

Prishtinë | 20 Shk 2022 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Përgjithshme të Sigurisë së Informacionit e cila njihet si (GSOIA).

Kjo me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare.

Me këtë rast ka filluar faza përgatitore për këtë marrëveshje.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.

“Siguria e teknologjisë sonë të mbrojtjes si dhe mbrojtja e balancuar e konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së të dhënave, është sistemi i synuar në mbështetje nga Administrata e Sigurisë së Teknologjisë së Mbrojtjes e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes”-tha Mehaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme