Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka marrë vendimin e parë në dikasterin që ai drejton.
Mehaj ka ndaluar pirjen e duhanit në objektin e ministrisë.
Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala.
Ai u shpreh shkurt se vendimi është marrë dje ndërsa sot ka filluar të zbatohet.
Armend Mehaj e mori detyrën e ministrit të Mbrojtjes më 23 mars, teksa tha se nga mërgata ka ardhur në Kosovë për t’i shërbyer vendit.
“Unë vij nga mërgata. E kam lënë familjen dhe punën për me i shërby vendit. Ne familjarisht i kemi shërby vendit, unë s’kam qenë në UÇK, por familjarisht i kemi kontribu UÇK-së për qëllimet që i kemi pas. Kam shërby në misione të tjera. Ato avancime do t’ia sjell forcës sonë”, ka thënë Mehaj.