Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë të enjten në seancë ku po diskutohet për gjendjen e sigurisë në vend se situata në Kosovës është e sigurte dhe se janë në koordinim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe KFOR-in, raporton Ekonomia Online.
“Edhe debati është thirre për sigurisë. Nga fusha jonë Ministria e Mbrojtjes vlerëson mjedisin e sigurisë së vendit. Lidhur më situatën ne koordinohemi çdo ditë më Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe KFORIN. Serbia vazhdon me luftën hibride ku përmes s propagandave e mbajnë të tensionuar situatën. Serbia mundohet të mashtrojë qytetaret e saj me propagandat e saj. Me çfarëdo tendence të Serbisë, Kosova ka instancat e sigurisë së vet. Ne kemi ngritur çështje për blerje ushtarake. Fondi i sigurisë është një mbështetje plus”, tha ai.