Mehaj uron Krishtlindjen: Paqja mbretëroftë gjithmonë në familjet dhe zemrat e juaja

Prishtinë | 24 Dhj 2022 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka uruar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët katolikë.

Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Krishtlindja është një moment i veçantë për reflektim, mirënjohje dhe falënderim për të gjithë të mirat.

“Vëllezër e motra, bashkëkombës e bashkëqytetarë të besimit të krishterë. Krishtlindjet janë mishërimi i shpresës, gëzimit dhe inkurajimit për më të mirën. Pas rrugëtimit të përbashkët që nga krishtlindjet e kaluara, është momenti i veçantë për reflektim, mirënjohje dhe falënderim për gjitha të mirat që kemi për dhe me njëri-tjetrin”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Krishtlindjet do të jenë gjithmonë për aq kohë sa ne qëndrojmë zemër më zemër dhe dorë për dorë, si vëllezër e motra të një gjaku sepse shqiptarinë e kemi bashkë”, ka shtuar ai.

Ai tha se një urim i veçantë shkon edhe për gjithë ushtarakët dhe zyrtarët e ministrive dhe ushtarakët e forcave të vendeve partnere të besimit të krishterë, bashkë me urimin për djemtë dhe vashat tona që janë në shërbim diplomatik, operacione, shkollime e trajnime  jashtë vendit.

Në këtë ditë feste, Mehaj tha se urimet bashkë me mirënjohjen dhe vlerësimin e veçantë u dërgon policëve, heronjve dhe gardianëve të sigurisë së qytetarëve pa dallim.

“Bekime të Zotit e mbarësi paçi gjithmonë bashkë me falënderimin dhe respektin e thellë për familjet tuaja dhe sakrificën në misionin tuaj për ne. Gëzuar Krishtlindjet e paqja mbretëroftë gjithmonë në familjet dhe zemrat e juaja!”, ka përfunduar Mehaj.

Të ngjashme