Admir Mehmedi është shumë pranë transferimit në Torino.
Sipas gazetës italiane, La Stampa, sulmuesi shqiptar Admir Mehmedi është shumë pranë transferimit nga Bayer Leverkusen në Torino.
Thuhet se klubi nga Serie A ka arritur marrëveshje me lojtari, por tani i ka mbetur që të gjej akordin edhe me klubin nga Budesliga, përcjell Express.
La Stampa shkruan se Mehmedi është i magjepsur për të nisur një aventurë të re dhe ka kërkuar nga Leverkuseni që ta liroj.
Leverkusen kërkon 8 milion euro për lojtarin, derisa Torino po synon ta huazoj deri në fund të sezonit, por me të drejtë blerje.
Përveç Torinos, Mehmedi kërkohet edhe nga skuadrat si: Nice, Hamburgu e Wolfsburgu, përcjell Express.
Mehmedi ishte transferuar në Levrkusen në vitin 2015 nga skuadra gjermane, Freiburg.