Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka takuar fermerët e fshatit Prapashticë, raporton Ekonomia Online.
Mehmeti u zotua se do t’iu dal në ndihmë fermerëve, derisa tha se do t’i realizojë kërkesat e tyre, e që do t’i ndajë 6 milionë euro për fermerët
“Në fokus të veçantë e kemi bujqësinë, blegtorinë dhe bletarinë në Malësi të Prishtinës – Gollakun në këtë rast sepse e shohim si një perspektiv në krijimin e vendeve të reja të punës, produkte bio, zhvillim ekonomik dhe çka është më me rëndësi zotohem se këto kërkesat e juaj do ti realizojmë buxheti do të jetë 6 milionë euro jo 1 milion, nuk është e mjaftueshme por mundemi me ja’u realizua kërkesat”.
Ndërsa, Enes Ibrahimaj, fermer ka paraqitur disa nga kërkesat dhe vështirësitë që janë duke u ballafaquar. Ai ka shprehur shqetësimin e tij së shumë qumësht po i shkon dëm, pasi që nuk po mund ta shesë.
“Unë deshta me i paraqit disa kërkesa tona si fermerë që po kemi vështirësi përshembull afër 30 krerë lopë shumë komuna tjera e bëjnë mbarësinë e tyre me veterinar që e financon komuna në komunën tonë nuk e ka financua mu përshembull 30 krerë lopë duhet me i mbarës vet me veterinarë e ajo është një kosto shumë e madhe gjithashtu problemin kryesor e kom prej gjithë këtyre 30 krerë lopë asnjë litër qumësht nuk e shes sepse qumështoret nuk vinë me marr qumështin dhe po kemi shumë problem sepse një sasi të konsiderueshme po duhet me hedh”.