Këtë vit Kosova pritet të ketë rritje ekonomike, por jo mjaftueshëm sa për të ulur nivelin e papunësisë, thotë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.
“Rritja ekonomike nuk është e mjaftueshme për t’i adresuar problemet që ka vendi si deficiti i lartë tregtar dhe papunësia. Për adresuar këto probleme rritja duhet të jetë 6 deri në 7%”.
Sipas tij, taksa 100% ndaj mallrave serbe ka rritur inflacionin.
blob:https://www.zeriamerikes.com/ba1244e3-afb2-4168-8273-bb0e0a2d2c4b