Ministria e Shëndetësisë në Meksikë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara i ka regjistruar 7,615 raste të reja të personave të infektuar me koronavirus.
Kështu, shifra e përgjithshme e të infektuarve me virusin e ri në shtetin e tretë më të madh të Amerikës Veriore shkoi në 338,913 persona.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 578 viktima dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 38,888.
Meksika është vendi i dytë më i prekur nga sëmundja e re në Amerikën Latine pas Brazilit. Përpos virusit, ky shtet po përballet edhe me shkallë të lartë të dhunës dhe vrasjeve, të shkaktuara kryesisht nga bandat e drogës.
Rajoni i Amerikës Latine është një ndër rajonet me përhapjen më të madhe të pandemisë në botë.