Melihate Tërmkolli nuk do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ajo thotë se një vendim të tillë e ka përkundër vullnetit, dijes dhe potencialit politik e kombëtar me bazament Rugovian, njofton Klan Kosova.
”Qytetarë e anëtarë të nderuar të LDK-së!
Përkundër vullnetit, dijes dhe potencialit politik e kombëtar me bazament Rugovian dhe me koncepte të qarta për të ardhmen e vendit dhe të LDK-së, nuk mund të kandidohem për deputete në zgjedhjet nacionale 2021”.