Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka vizituar shoqatën shqiptare “Vatra” në SHBA.
“Nder dhe emocion i veçantë të pritem brenda këtyre mureve ku jeton historia e figurave të lavdishme të kombit. Misioni i tyre i pandalshëm edhe kur kohërat ishin kundër nesh dhe guximi për të qëndruar drejtë, është shtegu që duhet të ndjekim edhe sot”.
“Me të falat e ngrohta nga atdheu, falënderova nga zemra kryesinë e shoqatës “Vatra” në Nju Jork, dhe përfaqësuesit e “Vatrës” që erdhën nga Michigan, për të gjithë punën e palodhshme që bëjnë për të fuqizuar rolin shqiptar në ShBA, duke na dhënë siguri për miqësinë e përhershme me Amerikën”, është shprehur Haradinaj.