Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi thekson se dikush nga partnerët në PAN ka humbur vota.
“Nuk e besoj se ka ndodh diçka shumë e jashtëzakonshme por si koalicion kemi një numër dukshëm më të madh të votave”, tha ai.
“Do të ishte e padrejtë tash që unë të vlerësoj se cila parti krahasuar me herën e kaluar nga partnerët e koalicionit mund të ketë shënuar ulje të numrit të votave”, tha Krasniqi.
Krasniqi thotë se koalicioni PDK-AAK-Nisma do t’i ketë të paktën 41 deputetë.
Thotë se nuk mund të ketë ‘krizë’ për krijimin e Qeverisë.
Duke komentuar deklaratat e zyrtarëve të Vetëvendosjes se VV janë partia e parë në vend, Krasniqi tha se ‘secili është i lirë të vlerësoj rezultatin që ka”.
Thekson se mandatin për krijimin e Qeverisë e merr subjekti fitues, e në këtë rast sipas tij, PDK-AAK-Nisma.
Nuk mund të ketë krizë
“Subjekti politik që fiton zgjedhjet është koalicioni që ka numrin më të madh të votave dhe deputetëve dhe mandatin për krijimin e Qeverisë”, tha Krasniqi në televizionin Dukagjini.