Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u ka uruar të gjithë qytetarëve të besimit Islam festën e Kurban Bajramit.
Krasniqi ka uruar në veçanti, të gjitha familjet e dëshmorëve, të martirëve dhe familjet që nuk i kanë pranë më të dashurit për këtë festë të veçantë.
Në fund, lideri i PDK-së ka thënë së të gjithë, bashkë dhe të shtyrë nga qëllimi i mirë, duhet të angazhohen për zhvillimin e vendit.
“Të gjithë qytetarëve të besimit islam në Kosovë, me fat festa e Kurban Bajramit!
Uroj, në veçanti, të gjitha familjet e dëshmorëve, të martirëve dhe familjet që nuk i kanë pranë më të dashurit për këtë festë të veçantë.
Në këtë ditë simbol të sakrificës dhe solidaritetit, reflektojmë dhe thërrasim për mirëkuptim, tolerancë e dashuri mes njëri-tjetrit.
Bashkë dhe të shtyrë nga qëllimet e mira, uroj që secili prej nesh, angazhimin tonë ditor”, tha ai. /EO/