Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se asnjëherë nuk kanë qenë më të fuqishëm dhe se fitorja do të jetë e madhe. Ai këto komente i ka bërë gjatë një takimi me mijëra të rinj nga e mbarë Kosova.
Ky takim u mbajt në Batllavë, mbrëmë, dhe u organizua nga Rinia Demokratike e Kosovës. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
“Mbrëmë në një takim me mijëra të rinj të Rinisë Demokratike të Kosovës nga e gjithë Kosova! Edhe dy ditë na ndajnë nga fitorja e madhe. Asnjëherë nuk kemi qenë më të fuqishëm se sa që jemi tash. Fillimi i Ri është për rininë, për Kosovën”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook.
https://www.facebook.com/memli.krasniqi/videos/837312649740493/