Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së tij në Has të Prizrenit, vlerësoi organizimin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të shtabeve të PDK-së në këtë zonë dhe anembanë Kosovës.
“Jam i frymëzuar nga organizimi dhe përkushtimi i çdo shtabi të PDK-së anembanë Kosovës. Energjia, bashkimi dhe angazhimi juaj janë garanci për një të ardhme më të mirë!”, tha kryetari Krasniqi.
Kryetari Krasniqi u shpreh mirënjohës për punën dhe përkushtimin e secilit aktivist dhe anëtar të PDK-së, duke theksuar se “çdo hap drejt zgjedhjeve të ardhshme është një hap drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë”.