Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar pasdite në Klinë, ku me Esat Racin, kryetarin e ardhshëm te komunës dhe me Sokol Bashotën kanë takuar kandidatët për asamblenë komunale dhe kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Klinë.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se është më se e dukshme që qytetarët e Klinës duan t’i japin fund keqqeverisjes në qytetin e tyre, ku është zbehur perspektiva për një jetë më të mirë dhe ku është ndalur zhvillimi.
“Qytetarët e Klinës duan një kryetar që nuk është burokrat, që ka vizion për ta transformuar Klinën në qytet modern, që ofron mundësi e vende pune për të gjithë. Këtë ndryshim do ta sjellë kryetari Esat Raci, falë mobilizimit të jashtëzakonshëm e përkrahjes së madhe, kudo në Klinë, për rikthimin në këtë komunë të qeverisjes së përgjegjshme dhe zhvillimore”, ka shkruar ai.