Memli Krasniqi takon Andrew L. Winternitz

Prishtinë | 02 Shk 2023 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka takuar Drejtorin Kryesor të Departamentit të Mbrojtjes për Evropën dhe Politikat e NATO-s, Andrew L. Winternitz në Pentagon.

Ai tha se bashkë me të kanë biseduar për sfidat e vazhdueshme të sigurisë me të cilat përballet bota.

“Bashkë diskutuam për sfidat e vazhdueshme të sigurisë me të cilat po ballafaqohet bota në përgjithësi, por edhe Ballkani Perëndimor në veçanti. Kërcënimet direkte që vijnë nga ndikimi rus në Ballkan, kërkojnë vëmendje dhe reagim të matur e profesional shtetëror” tha Krasniqi.

Ai po ashtu tha se Kosova është e lumtur dhe krenare që në rrugën e fuqizimit dhe shtetndërtimit ka një aleat si SHBA-të.

Të ngjashme