Sot në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” sh.a u mbajtë takim me drejtorin e NJPMNP-së, Besnik Krasniqi.
Menaxhmenti i lartë si dhe Bordi i Drejtorëve të KRU “Gjakova”, sot mbajtën takim me drejtorin e NJPMNP-së (Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike), Besnik Krasniqi.
Si tema kryesore të këtij takimi ishin; Miratimi i Raportit të Auditorit për Pasqyrat Financiare të Audituara për 2019 .
Miratimi Raportit Vjetor 2019 KRU “Gjakova”sh.a- Gjakovë.
Përformanca e Menaxhmentit të Kompanisë 2019 KRU “Gjakova”sh.a-Gjakovë.
Poashtu ndër të tjera u diskutua për veprimtarinë sfiduese që e përcjell ujësjellësin, arritjet, si dhe ecurinë e projekteve që janë duke u realizuar.