Derisa kanë mbetur rreth 1 muaj e gjysmë deri në hapjen e konkursit për pranimin e studentëve në universitetet publike, menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës u ka rekomanduar dekanëve të fakulteteve që të propozojnë numër më të vogël të studentëve për regjistrim në vitin akademik 2017/2018.
Kjo, pasi që edhe Universiteti i Prishtinës konsideron se numri i madh i studentëve mund të reflektojë në rënien e cilësisë në studime.
Megjithatë ende nuk është marrë një vendim përfundimtar nëse do të ketë ulje të numrit të studentëve që do të pranohen këtë vit.
Vitin e kaluar në të gjitha universitetet publike ishin pranuar rreth 15 mijë, derisa vetëm në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” mbi 8 mijë .(Koha Ditore)