Shënohet 47-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës

Prishtinë | 15 Shk 2017 | 08:12 | Nga

Në sallën e rektoratit të Universitetit të Prishtinës sot u shënua  47 vjetori i themelimit të këtij universiteti.

UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës më 18 nëntor 1969.

Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar.

Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme