Menaxhmeti i Telekomit ankohet për borxhet: S’do të falimentojmë, për 5 vjet nuk kemi nevojë për punëtorë

Prishtinë | 18 Tet 2022 | 12:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit të pasqyrave financiare të Telekomit të Kosovës, për vitin 2021, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami, u shpreh e shqetësuar që kjo ndërmarrje funksionon me ushtrues detyre.

Madje ajo tha se këtë vit humbjet në Telekom shkojnë në 8 milionë euro.

“Këtë vit janë humbjet 8 milionë. Ajo çka më shqetëson qysh ka mundësi që Telekomin e kemi ende me ushtrues detyre.  Pse nuk keni shpallur konkurs. Ku është problemi. A mendoni që sa mundet dikush me qenë ushtrues detyre”.

“Na jemi qytetarë dhe vala nuk funksionon. Ajo çka më brengos pse me qëndruar 1 vjet ushtruese pse nuk iu ka dhënë detyrën kryeshefe. Vala nuk është duke ofruar shërbime”.

Deputetja e VV, Mirlinda Tishukaj-Sadiku tha se raporti përmend 12 rekomandime nga të cilat vetëm 3 janë realizuar.

“Pasqyrat financiare nuk paraqesin një pamje të drejtë Telekomit. I mbetet gjykatës të merret me propozimin në fjalë. Kjo e rëndon gjendjen financiare të kësaj ndërmarrje. Raporti kishte përmendur 12 rekomandime në vitin 2021 dhe janë realizuar tri rekomandime”.

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, duke uruar që gjendja të përmirësohet në Telekom u ka rekomanduar atyre që të takohem me Komsionin për Ekonomi.

“Mendoj që raporti i auditimit janë disa çështje teknike. Nuk kemi pasur numër kaq të madh të mos pajtimeve të gjeturave të auditorit. Besoj se Komisioni për Ekonomi mund të i’u ndihmojë për t’u zhvilluar. Na jemi Komision për Mbikëqyrje të Financave dhe jemi të obliguar të shikojmë këto shpenzime”.

“Ka pasur punësime me kontrata mbi vepër që janë angazhuar për punë që nuk e kanë bërë dhe dëme të tilla e kanë sjellë këtu Telekomin. Uroj që të përmirësohet gjendja në Telekom. Nuk pajtohem me bordin që iu ka lënë 1 vjet  gjysmë ushtrues detyre”.

Kryeshefja e Bordit Telekomit, Burbuqe Hana, tha se Telekomi prej pas luftës shtetit të Kosovës Telekomi i ka dhënë mbi 850 milionë euro.

Sipas saj, menaxhmeti është duke bërë të pamundurën, duke shtuar se të hyrat kanë rënë në 50 milionë euro.

Ajo shton se me obligimet që i kanë në vlerë prej 70 milionë euro s’mund të bëjnë investime kapitale.

“Komentet e ndërmarrjes Telekomi në gjetjet e raporti janë 13. E rëndësishme është për t’iu treguar që janë gabime teknike të kompanisë me Zyrën e Auditimit.  Të gjitha rekomandimet nga Zyra e Auditimi janë të zgjidhura”.

“Ky menaxhment është duke bërë të pamundurën, të hyrat kanë rënë në 50 milionë euro. Shumicën i kemi zgjidhur dhe çdo çështje e auditorit nuk po mund t’i zgjidhim sepse janë prej së kaluarës. Ne kemi pritur të vijnë njerëzit e duhur në pozita të duhura. Me obligime 70 milionëshe nuk mund të bëjmë investime kapitale teknologjike. Javën tjetër po shpresojmë modernizmin e pjesës së valës”.

Feim Kelmendi, nga Zyra e Financave në Telekom, tha se tha se u është kërkuar që të përgatisin raport se kompania do të falimentojë.

Por ai tha se vlerësimi i menaxhmetit është që kompania do të vazhdojë operimin edhe për shumë vjet, edhe pse kjo nuk i pëlqen dikujt.

Për punësimet tha se nëse në pesë vjetët e ardhshme synohet punësimi, kjo nuk është e nevojshme, ngase ka punëtorë mjaftueshëm.

“Ne kemi pasur dallime me mënyrën si e kanë parë auditorit. Duhet me i përgatit pasqyrat që kompania falimenton. Ne nuk jemi pajtuar dhe çka kërkojmë të paraqiten të gjitha rreziqet. Vlerësim e menaxhmentit kompania do të vazhdojë shumë vjet operimit edhe pse dikush nuk do të vazhdojë. Çështja tjetër është shumë e gabuar 63 milionë euro”.

“Në shkurt të 2022 ka ardhur vendimi i arbitrazhit ka aprovuar shumë 13 milionë euro. Ne e kemi paraqitur pasqyrën e të ardhurave. Punëtorët paguhen me rregull. Jemi në rrugë të mirë krejt çka na nevojitet është të na ndihmoni. Kushdo që vjen me shti punëtorë 5 vjetët e ardhshme është duke i shti pa pikë nevoje. Ne kursejmë 270 mijë euro në muaj”.

Qerkin Morina, auditor në Zyrën Kombëtare të Auditorit, tha se kanë pasur takime të vazhdueshme për adresimin e gjetjeve, por nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët për shkak të pikëpamjeve të ndryshme, raporton EO.

“Ne pas përfundimit të auditimit kemi pasur tri takime lidhur me gjetjet çka dy herë kam marrë pjesë me qëllimin t’i sqarojmë çështjet lidhur me raportin. Nuk kemi arritur për shkak të pikëpamjeve të ndryshme”.

“Problemi kyç gjatë auditimit ka dalë çështja e opinionit. Pasi që shqyrtimet e gjykatave kanë qenë në kuadër të Dardafonit. Me 31 dhjetor Qeveria ka ndarë 10 milionë për mbulime të ARKEP-it është aktivitet jashtë Telekomit sepse pako e ringjalljes është masë e njëhershme”.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/perplasen-deputetet-e-vv-se-me-te-pdk-se-beqa-e-qalaj-leshojne-mbledhjen/

Të ngjashme